Si shkak i paregullsive nga raundi i parë në vendvotimin me numër 0543, në qytetin e Dibrës ditën e sotshme nuk u votua për raundin e dytë, por u rivotua vetëm në një vendvotim për raundin e parë, shkruan InfoShqip.
Pas numërimit të votave në vendvotimin me numër 0543 për Komunën e Dibrës ka fituar kandidati nga ASH-Alternativa, Bekim Pocesta me 293 vota, ndërsa kandidati nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Hekuran Duka ka fituar 227 vota.
Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të fitojë mbi 50 përqind të pjesmarësve në votim në raundin e parë, në qytetin e Dibrës do ketë raund të dytë pas dy javësh. /InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post