Televizioni suedez, SVT, publikoi sot pamjet e skenës së festivalit Eurovizion, i cili nga viti në vit bëhet më i ndryshëm dhe më i bukur.
Frida Arvidsson dhe Viktor, të cilët kanë dizanjuar skenën në Malmo në vitin 2013, do të jenë ata që do të përkujdesen edhe për skenën e këtij viti.
Për skenografi është përdorur drita si element kryesor dhe skena duket shumë lehtë e manovrueshme për këngëtarët. Krijuesit thonë se duket e magjishme, ka plot ngjyra dhe se LED-i në prapavijë po ashtu rrezaton.
Gjithashtu, po provohet të luhet edhe me iluzionet optike dhe pjesën ku këngëtarët performojnë.
Eurovizioni këtë vit mbahet në muajin maj, ndërsa Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Eneda Tarifa.
Diskutime rreth kësaj post