Flakët e zjarrit në vend janë aktive në 5 vatra deri më tani, ku më kritiket janë ato në Karaburun dhe në Kurbin.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se këtë të dielë, ka pasur raportime në Qëndrën e Emergjencave Civile për dhjetra vatra zjarri.
Postimi i plotë i Niko Peleshi:
“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.
Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.
Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve.”, ka shkruar Peleshi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post