Avokat Dhimitër Beshiri rrëfen episodin e zhvarrimit të eshtrave të Enver Hoxhës. Beshiri ka mbojtur Nexhmije Hoxhën në vitet e para të plurailzmit, kur ajo ndodhej pas hekurave pas akuzave të regjimit “Berisha”. Në lidhje me zhvarrimin e Hoxhës, avokati rrëfen si më poshtë, ndërsa Lajme.al sjell fotografitë e papublikuara më parë.
Ishte 3 maji i vitit 1992, ditë e diel, rreth orës 23:00 kur më erdhi në shtëpi i dërguari i fëmijëve të Nexhmijes. Aty mora vesh se ç’kishte ndodhur. Në mbrëmjen e 2 majit, atyre u kishte shkuar në shtëpi një postier dhe u kishte dorëzuar një zarf, të cilin e dërgonte Komiteti Ekzekutiv i Tiranës.
Brenda zarfit ishte një shkresë ku thuhej se “Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 135 datë 20.04. 1992 për heqjen e eshtrave të personave jo dëshmorë nga varrezat e dëshmorëve të atdheut njoftoheni se më datën 03. 05. 1992 ora 06.00, të jeni të pranishëm në varrezat e Sharrës, në parcelën e parë, për vendosjen e eshtrave të zotit Enver Hoxha”.
Atë natë ishte bërë zhvarrosja e kufomës së Enver Hoxhës, transportimi nga Varrezat e Dëshmorëve dhe vendosja në varrezat e Sharrës. Me këmbënguljen e tyre djemtë e Enver dhe Nexhmije Hoxhës kishin qenë të pranishëm në të gjitha veprimet e kryera, nga hapja e varrit prej punëtorëve të Komunales, deri në vendosjen e kufomës në varrin e ri.
Diskutime rreth kësaj post