Gazetari Adri Nurellari duke komentuar rezultati i EXIT Poll nga Euroneës Albania tha se gara e afërt për mandate do sjellë tensione.
“Unë shoh telashe dhe do ketë motiv për të menduar se një votë e manipuluar do sjell kërkesa për rinumëri. Nëse dalin e certifikohen zgjedhjet shqetësimi i parë është se PS-ja është në avantazh të zbehet dhe opozita mund të mendoj se blerja votave ka ndikuar në rezultat.”-tha Nurellari.
Gazetari Nurellari u shpreh se pret që PS-ja të kërkojë nga partitë e vogla deputetë për të krijuar qeverinë.
“Prej prillit deri në shtator PS-ja do ‘blerë’ deputet nga partitë e vogla. Në të dyja rastet do kemi një verdikt politik të paqartë, që do jetë në pikëpyetje në vazhdimësi dhe kjo do të thotë se do kemi probleme,’ u shpreh gazetari Adri Nurellari.
Diskutime rreth kësaj post