Psikologu Edmond Dragoti ka folur mbi pasojat psikologjike që ka shkaktuar dhe rrezikon të shkaktojë pandemia e Covid-19. Ai ka theksuar se një karantinim i dytë do të shtonte shansin për një karantinim serial më pas, ç’ka është mjaft e vështirë për t’u përballuar nga qytetarët.
“Mendoj se karantina e dytë nuk është e lehtë për t’u realizuar, sepse nëse do të ketë një të dytë, do të ishte pastaj një karantinim serial, sepse nuk kemi garanci se si do ti shpëtojmë virusit. Situata psikologjike e jona në këtë aspekt do të tendoset më tej, mundësitë e çrregullimit të sjelljeve tona të përditshme do të jenë më të mëdha.
Mundëm ta kapërcenim duke bashkëpunuar me të afërmit, por një karantinim i dytë nuk do të ishte i lehtë, do kërkoheshin mundësi për t’i shpëtuar kësaj mbylljeje. Në këtë rast do të ishte e vështirë, konfliktet e brendshme mbase do të shndërroheshin edhe në konflikte të jashtme, jashtë nesh”, – tha ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post