PSG-ja triumfoi me rezultatin 4-2 në sfidën ndaj Strasburgut të vlefshme për javën e dytë të kampionatit francez. Skuadra e Poçetinos arriti të shkëlqente edhe pa prezencën e Mesit, Serxhi Ramosit dhe Donarumës, të cilët e ndoqën përballjen e sotme në rolin e spektatorëve, ndërkohë që Hakimi dhe Vijnaldum ishin në fushë.
Kryeqytetasit arritën të zhbllokonin sfidën shumë shpejt, teksa Ikardi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 3-të. Më pas ishte radha e Mbape dhe Draksel për të ngritur rezultatin në 3-0. Pavarësisht disavantazhit prej 3 golave në pjesën e parë, miqtë nuk u dorëzuan, duke rihapur përkohësisht sfidën me Gamerion dhe Ajorkue. Për të plotësuar “pokerin”, mendoi Sarabia, i cili në minutën e 86-të, vulosi gjithçka.
Me këtë fitore PSG-ja u ngjit në kuotën e 6 pikëve, në 2 javë. Sfidën e radhës skuadra e Poçetinos do e luajë në transfertë ndaj Brestit.
Diskutime rreth kësaj post