Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e PD-së për uljen apo heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas tij, ulja e TVSH-së nuk ka sjellë ulje çmimi edhe në vendet e tjera. Ai gjithashtu përmendi rritjen e çmimit të bukës, ku tha se erdhi pasi Rusia, eksportuesi më i madh i grurit vendosi taksë.
“Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht TVSH nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por tregut. Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka pasur 3 herë rritje. Ka pasur rritje pasi furnizuesi më i madh i grurit është Rusia, e cila ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka sjellë që çmimi të rritet kudo.
Nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë, sepse lidhet me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë edhe në vende të tjera rezultat në uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madh ndërkohë që në kushtet që jemi janë fantazira që funksionojnë për ata që kanë dëshirë të fantazojnë”, – tha Rama te “Open”.
Diskutime rreth kësaj post