Gjatë diskutimeve dhe debateve në kryesinë e PD është përmendur dhe vrasja e bankierit të ndjerë Artan Santo, si një ngjarje e harruar nga PD-ja.
Në videon e mëposhtme në min 5:15 është duke folur Jamarber Malltezi, i cili thotë se: “Skandalet e kësaj qeverie të korruptuar zënë njëra-tjetrën, harron qytetari. U bë vrasja e Santos, u bë e vjetër. Kot mu kujtua sot. Skandalet janë të paimagjinueshme”
Nuk dihet se cili është konteksti që ka pasur Malltezi dhe ndaj kujt e ka pasur shikimin në ato çaste pasi në kryesinë e PD ka edhe personazhe të raportuar në media se kanë pasur lidhje me Artan Santon dhe në tabulatet e telefonit të tij, sipas hetimeve të Prokurorisë dalin me qindra thirrje. Ka foto të bankierit me një nga personazhet e rëndësishëm publik të PD.
Burime i thanë CityNews. al se një nga zonjat sekretare të Lulzim Bashës është skuqur në fytyrë dhe më pas ka harruar të flasë në mbledhjen e kryesisë pasi është pikërisht personi që përflitet për lidhje me bankierin e ndjerë Artan Santo.
Diskutime rreth kësaj post