Para pak ditësh, Flasshqip kumtoi një lajm për pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama në një Forum Ekonomik që do të zhvillohet në datat 4-6 Shtator në Toronto, metropolin kanadez ku mendohet që jetojnë rreth 30,000 shqiptarë.
Lajmi ishte konfirmuar nga dy burime. I pari burim, organizatorët e forumit në fjalë, ku Flasshqip u akreditua si media. I dyti, një mesazh i ambasadës shqiptare në Ottawa, shpërndarë te një rreth i ngushtë në formë ftese për një darke me Kryeministrin Rama në datën 6 shtator.
Fotografia e Ramës u shfaq për ditë me radhë në listën e pjesmarrësve. Befas dje, (29 Gusht) fotografia është hequr nga Website i International Economic Forum of the Americas dhe një mesazh i dytë i ambasadës ka njoftuar të ftuarit për anulimin e darkës me Edi Ramën, fakte që konfirmuan kësisoj plotësisht anullimin e vizitës private të Kryeministrit shqiptar në Kanada.
Gjithashtu FlasShqip mori konfirmimin e anulimit të pjesëmarrjes së Kryeministrit Edi Rama në këtë forum nga zyra e informimit të Toronto Global Forum.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post