Në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se arritjet e deritanishme nuk mjaftojnë duke kërkuar më tepër punë nga socialistët.
Lideri i PS hodhi kritika tek aktorët opozitarë duke i kujtuar pengimin që i kanë bërë rrugës së integrimit të Shqipërisë.
“Këtu u thanë gjëra të vërteta por ne e kemi të nevojshme që të hyjmë në një fushatë të mirëfillte me angazhimin tonë për të shkuar qark më qark dhe bashki më bashki dhe për të folur jo për çfarë kemi bërë, pro për çfarë presin njerëzit prej nesh.
Opozita nuk vjen në parlament për të sjellë njerëzit ne kemi marrë një mandat që ne thelb ka bashkëqeverisjen me njerëzit. Përpjekjet prej nesh janë të shumta, por rezultatet janë të pamjaftueshme.
Ne sot jemi në kushtet kur kemi marrë një rekomandim nga KE dhe nëse do citoja reporterin e KE që tha se asnjë vend nuk ka bërë më shumë se Shqipëria, mbase do mjaftonte për të thënë se ne i kemi bërë të gjitha.
Por ne duhet të bëjmë më shumë. Njerëzit mjafton me faktin se kur qeveris e djathta ka edhe me keq, ndërsa kur qeveris e majta ka edhe më mirë.
Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen që ne nuk i vrasim rrugëve, apo që t’i trajtojmë si lecka kur vjen puna për të respektuar dinjitetin e tyre.
Ne jemi forcë e të ardhmes dhe ata janë forcë të shkuarës. Ata janë një forcë që s’kanë asnjë lidhje me respektin për shtetin”tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post