Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Diplomati portugez z.Antonio GUTERRES, nga një janari 2017, ëshë zyrtarisht Sekretar i OKB-ës në vend të z.Ban Ki MOON.Mbi të gjitha me një përvoj bukur të gjatë tani Sekretari i OKB-së z.Guterres,pasi ka shërbyer edhe si Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë nga qershori 2005 deri në dhjetor 2015. Prandaj si njohës i rrethanava ndoshta edhe të zhvllimeve të tri komunave i’a vlen t’i adresohemi që në fillim të mandati të tij si Sekretarit i përgjithshëm të OKB-së.Jan së paku katër çështje fundamentale pse do të duhej t’i shkruajm sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe të debatohet edhe në instanca më të lartë të organizatës së Kombeve të bashkuara,si:
- Shpallja, organizimi dhe mbajtja e Referendimi të datës së 1 e 2 marsit të vitit 1992,
- Lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë,
- Arritja e marrëveshjes së Konçulit në vitin 2001, dhe
- Vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve në këtë krahinë.
Përveqë instancave dhe mekanizmave të BE-ës edhe OKB-ës do të duhej shkruarë për ruajtjën e bërthamës shqiptare në këtë Rajon të trazuar. Duke e monitoruar këtë krahinë do të ketë infomacione nga dora e parë mbi të punësuarit në adiministratën Komunale, kadastër,polici,gjyqësi,shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publikë, të rrugëve dhe shesheve.Duke mbajtur konsulta e takime bashkarisht Kuvendi Komunal i Këshilltarëve shqiptarë të tri Komunave me Kryetar të Komunave dhe kryesues do t’i rendisin pikat drejtuar OKB-ës. Miratimi i ndonjë rezulute dhe presioni nga BE-ja e veçmas nga OKB-ja do të detyronte Serbinë që të kthente lapidarin e UÇPMB-ës të hequr dhunshëm më 20 janar 2013, në vendin që ishte dhe do të ndalte diskriminimin që është duke e ushtruar në të gjitha segmentet e jetës së kësaj krahine.
Diskutime rreth kësaj post