Në media u raportua një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS për listat e 25 prillit.
Rama ka folur se çfarë ka ndodhur në të vërtet gjatë mbledhjes.
“Ditmir Bushati që thoni ju ka kundërshtuar?! Jo po kush thotë keni pasur konflikt për kufijtë e Kosovës, unë mund t’ju them diçka që i rrëzon të gjitha këto. Unë nuk mbaj inate por nëse në nivelin personal njeriu mund të ketë edhe hatërmbetje kur ti drejton PS-në, nuk mund të jesh njeri që të kesh mendjen se ça tha ai atje. Ka trajner që zihet me një lojtar dhe nuk e fut në fushë. Keni parë se si një lojtar ka hedhur fanallën trajnerit. Kush i lidh këto me rolin tim dhe personin tim nuk di çfarë flet!
Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE dua mbështetjen tënde dhe unë i kam thënë po do kesh mbështetjen time. Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët dhe i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Deri në fund e kam mbështetur Ditmir Bushatin, debati me të është një debat në një nivel konceptual, një sekretar i OSBE-së nga Shqipëria do të ishte kryevepër dhe kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë.
Është e vërtetë që ka qenë i mirë Ditmir Bushati, edhe Sandër Lleshaj ka qenë edhe më i mirë, por nuk është një listën e deputetëve. Sandër Lleshaj nuk është sepse nuk ka pasur as kohën dhe as mundësinë që të bëjë më shumë se detyrën e vet si ministër. Si ministër nuk ka ardhur nga PS, por nga si një qytetar i angazhuar. Ditmir Bushati ka qenë ministër sepse e ka bërë PS ministër dhe detyrat e PS janë shumë më tepër se të jesh ministër i mirë. Shokët e Bushatit janë tek kufiri dhe jo se nuk kanë bërë debate me mua, por përveç punës me mua, ato kanë punuat tokën, kanë dalë në terren me njerëzit për ditë, të korrurat e 25 prillit. Ndërsa Ditmir Bushati, që ditën e parë u ndryshuar si drejtës i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur me në asnjë aktivitet, në punët e PS. Ditmir Bushati ka disa mendime të tijat me të cilat unë nuk jam dakord, po këtu nuk ka asnjë problem. Nëse do të kishte punuar tokën do të ishte me shokët e vet. Dhe madje shumë nga ato që thotë nuk do i thoshte fare se aty ka qenë”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post