Sergey Baburin, kryetar i Unionit Kombëtar rus, ka treguar arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kryetari i Unionit Kombëtar të Rusisë, Sergey Baburin, ka thënë se Serbia duhet të bëj të njëjtën gjë me Kosovën siç ka bërë Kina në Tajvan.
Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do t’i ndalte armiqtë e Serbisë.
“Nuk fiton më i forti, por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja në Vojvodinë apo në Sanxhak, sepse askush nuk ka nevojë për një paqe të vendosur në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt”, theksoi Baburin, raporton Express.
I pyetur nga “Today’s Politcs”, se cila është zgjidhja më e mirë që Serbia duhet ta bëj për Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës, e cila u nda nga Tajvani në vitin 1949, dhe nga shumë shtete të tjera iu kërkua Kinës që ta pranonte, por që asnjë udhëheqës nuk iu bind thirrjeve dhe nuk e pranoi pavarësinë e Tajvanit.
Diskutime rreth kësaj post