Analisti Frrok Çupi ka komentuar zgjedhjen e Bledi Çuçit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. I pyetur se a është kjo zgjedhja e duhur që mund të bëjë Rama, Çupi shprehet:
“Kryeministri ka zgjedhur këtë rrugë për të qetësuar gjakrat nga të gjitha anët. E para se ka zgjedhur dy njerëz të verifikuar tashmë për t’i dërguar para presidentit , i cili me siguri do të nxirrte disa pengesa. Por Shqipëria nuk e mban tani të ketë një qeveri të cunguar. Kështu zgjedhi thjesht dy njerëz të pakontestueshëm. Asnjëri nuk mund të kontestohet para presidentit”. – Çupi e cilësoi si një zgjedhje të mençur emrin e Çuçit.
Diskutime rreth kësaj post