Analisti Mentor Kikia i ftuar në një program televiziv është shprehur se rikthimi i Fatmir Xhafajt në vëmendje të publikut nga PS, është bërë me qëllim që kjo forcë politike të marrë autorsinë e Reformës në Drejtësi.
Komentet Kikia i bëri gjatë një interviste, ku tha se Xhafa është thirrur edhe njëherë për të kujtuar qoftë edhe vizualisht që Reformën e ka realizuar PS, pasi Xhafaj në atë kohë ishte drejtues i Komisionit për Reformën në Drejtësi.
“Rikthimi i Fatmir Xhafës ka si objektiv përpjekjen e PS për të marrë meritën e eutorsisë së Reformës në Drejtësi. Ka një përpjekje të qeverisë dhe socialistëve për të thënë që reformën e bëmë ne dhe frytet e saj na takojnë ne. Prandaj edhe Xhafaj është thërritur edhe njëherë për të kujtuar qoftë edhe vizualisht se reformën e bëmë ne, pra PS”, është shprehur Kikia.
Diskutime rreth kësaj post