Nga Arben Duka
Dhe fare shkurt s’mund t’i pres drutë,
edhe t’i them:”Je tradhëtar!.”,
t’i them:”Eksiq-ti-je nga trutë,
se s’ndihesh mirë që je shqiptar!.”
Hallin e parë me emrin kishte,
tipik i dinastisë osmane,
për pesëqind vjet-fjala turqishte,
ka hedhur rrënjë dhe asaj ane!.
Dhe Mustafanë e bëri Much,
aty nja dhjetë vjet më parë,
kur s’të pëlqen një emër turk,
kjo nuk të bën një tradhëtar!.
Mendoi se Much-si në Angli,
hap horizonte të mëdha,
po emër kishte bërë Ai,
edhe kur quhej Mustafa!.
Them-Muchi është i talentuar,
dhe rrotull kot nuk vjen këtu,
besoj se ende s’është harruar,
një emision me Dezhavu!.
Po emisionet s’bëjnë punë,
me përjashtimin e disave,
ndaj historisë ju fut me dhunë,
edhe Vojsavën nxori sllave!.
Po kjo nuk qe kataklizmo,
as fund’ i Botës kurrsesi,
po Muchi-kur zbuloi këto,
me sllavët ra në dashuri!
Është tretur Mustafai i vjetër,
Muchi i ri tani shkëlqen,
shkëlqen me emisionin tjetër,
me “provokacie” po shpërthen!.
Ndoshta ai mund të ketë thënë,
pse emër sllav zgjodhi sërish,
e zgjodhi vetë-a ja kanë dhënë,
po s’na e tha-nuk mund ta dish!.
E pastroi emrin nga turqizma,
edhe i dha tingull anglez,
pastaj na ngopi me sllavizma,
thjesht për të ngjallur interes!.
Disa rilindas të mëdhenj,
gjuhën e Nënës e pastruan,
njëqind e njëzet vjet më pas,
Muchi me shokë e sakatuan!.
Pse “provokacia”-more Muchi,
dhe nuk i thua provokim,
a s’e di ti që ka dëshmorë,
kjo shqipja e Atdheut tim?!.
Rrugën e gjuhës gjetëm shtruar,
shumë e vështirë të shkasi këmba,
po s’mund të mbetet pa u shpuar,
kur Muchi mbjell e nuk pret gjëmba!.
Gjithë dituritë rrinë në hije,
kur injoranca triumfon,
o Muchi-ti shumë mirë e dije,
se “provokacia” provokon!
Diskutime rreth kësaj post