Kreu i qeverisë ka komentuar sërish sot ndryshimet në drejtimin e qarqeve, një ndër to largimin e Arben Ahmetaj nga Vlora dhe zëvendësimin e tij atje me Blendi Klosin.
Rama i konsideroi këto ndryshime në kuadër të organizimit të zgjedhjeve vendore, për të cilën tha se organizimi është e drejtë e skuadrës dhe jo e spektatorëve.
Në përgjigje të gazetarëve, Rama i konsideroi përrallat zërat për një distancim të Ahmetajt duke paralajmëruar ndaj tij për inceneratorët apo shpallje non grata.
“Jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla, natyrisht që kjo është dicka që nuk do ndodhte 10 vite më parë. Po ndodh edhe këtu, e kudo që i jepet e drejta për të spekuluar deri në ekstrem e për të kërdisur popullin me lloj lloj shpifjesh e gënjeshtrash.
Është e drejta juaj, nuk di çfarë të them. Zoti i paftë të gjithë. E vërteta e ka gjithmonë e më të vështirë të çajë rrugën në këtë botë. Jo moj zonjë ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime, i kemi bërë gjithmonë.” u shpreh Rama.
Pyetje: Iu hoq edhe Vlora, cfarë gaboi?
Rama: Se si organizohet një skuadër është e drejtë e skuadrës jo e spektatorëve. Rezultatet do e tregojnë. Pse duhet të ketë bërë patjetër dicka që të lëvizë? Bëhen riorganizime e do bëhen edhe të tjera. Bëhet për zgjedhjet vendore, s’ka lidhje me këto përrallat e tjera.
Diskutime rreth kësaj post