Promoja e intervistës së Afrona Dikës me Blero Muharremin, ku u panë të përlotur duke folur për ndarjen, zgjoi kureshtjen dhe tërhoqi vëmendjen e publikut.
Mirëpo intervista nuk u publikua dhe shumë pikëpyetje janë ngritur për këtë.
Dje, Blero Muharremi ishte i ftuar në emisionin “ZANAT” në kanalin “T7” dhe ndër të tjera, u pyet edhe për podkastin me Afronën.
“Blero më kanë bombarduar me pyetje për ty. Por një pyetje ma kanë bërë të gjithë kolegët gazetarë dhe shumë njerëz të tjerë. Nëse nuk do të përgjigjesh, mos u përgjigj. Është kjo: “Pse nuk ka dalë intervista me Afronën?”, – pyeti gazetarja.
“Montazhieri ka qenë i sëmurë, – u përgjigj Blero dhe qeshi, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.
Diskutime rreth kësaj post