Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako tha për Euronews Albania se në situatën aktuale të përmbytjeve në veri të vendit nuk plotësohet asnjë kriter për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Duke iu referuar thirrjes së disa deputetëve, Çako u shpreh se për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitete e shtetit janë në dispozicion dhe situata është drejt përmirësimit nuk ka asnjë arsye për ta shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
“Në rastin aktual nuk jemi në asnjë kriter për sa kohë përmbytjet janë të menaxhueshme, të gjitha kapacitetet e shtetit, të pushtetit vendor janë në dispozicion. Ajo që është më pozitivja që situata është drejt përmirësimit, niveli në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir është në rënie. Ligji i ka të qarta kriteret për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë dhe zotërinjtë deputetë i njohim mirë se e kanë votuar vetë ligjin. Edhe një element tjetër; të gjitha dispozitat e BE kanë të specifikuar mënyrën si funksionin shteti, njësitë e pushtetit vendor”, tha Çako.
Diskutime rreth kësaj post