Presidenti Ilir Meta është pyetur për mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Meta është shprehur se ai po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese. Ai foli edhe per propozimin e Gent Cakajt në vend të Bushatit.
“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”, u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post