Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, u trondit fort të martën pasi ndodhi një shpërthim masiv i cili i mori jetën 73 personave dhe plagosi 3700 të tjerë. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha se më shumë se 3.700 njerëz u plagosën në shpërthimin që shkaktoi dëme të mëdha materiale në qytet. Për më tepër ka raportime për njerëz të zhdukur dhe dyshime se numri i viktimave mund të rritet.
Zyrtari i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh tha se po bëhen përpjekje për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave dhe shtëpive që ndodheshin afër vendit të shpërthimit.
Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të shkallë të gjerë.
Shpërthimi ndodhi në zemër të portit të Bejrutit, pikërisht te zona e magazinave ku mes tyre gjenden disa të mbushura me eksplozivë, duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë ee duke opëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit, NNA dhe dy burime të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Dyshohet se shkak për shpërthimin e ndodhur pranë portit, u bë një sasi e madhe nitrati amoni, e cila ishte vendosur në depo pasi u kap nga një anije tregtare në vitin 2014. Dëshmitarët raportuan se kishin parë një re portokalli si ajo që shfaqet nga gazi toksik azotik pas një shpërthimi që përfshin nitratet, duke shtuar shqetësimin për toksinat e pranishme në ajër.
Ajo që shqetëson edhe më shumë është se shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë v rë ish-udhëheqësit sunitë të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një su lmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish, thotë Zëri i Amerikës, duke paralajmëruar zhvillime tronditëse të premten e gjyqit.
Shpërthimi ndodh gjithashtu gjatë një prej krizave më të rënda ekonomike dhe financiare të Libanit në dekada, dhe mes rritjeve të tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit jugor të Libanit. Ky shtet përbëhet nga popullsi myslimane 60 për qind dhe 40 për qind janë të krishterë.
Diskutime rreth kësaj post