Në një dalje për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar mbi qëndrimet e Ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim lidhur me kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Dekriminalizimi, mes tyre keni dërguar edhe Tom Doshin, mbi ç’kriter e keni kërkuar inspektimin e tij?
Celibashi: Verifikimi kërkohet kur KQZ merr indicje nga formulari i deklarimit, ose nga të dhëna të tjera. Rasti i Doshit është i tillë, ku nëpërmjet të dhënave publike ka informacione që e nxisin KQZ të kërkojë informacione të tjera. Edhe në formularin e tij të dekriminalizimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ për ta filluar procesin.
Diskutime rreth kësaj post