Në ankimimet për e paraqitura për 9 qarqet zgjedhore për të kundërshtuar zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë pavlefshmëri të rezultatit.
Por, në dy kërkesat e para, atë për Gjirokastrën dhe për Beratin, KAS i ka rrëzuar kërkesat e opozitës. I njëjti fat duket se i pret edhe kërkesat e tjera dhe anëtari i këtij institucioni, Ledia Braho shpjegon se pse.
“Së pari që të arrihet në pavlefshmëri të një apo më shumë QV, kërkesa e PD dhe LSI, janë për pavlefshmëri të zonave zgjedhore, pra të qarqeve dhe neni 160 i Kodit Zgjedhor parashikon që pavlefshmëria, pra a jemi në kushtet e pavlefshmërisë, atëherë kur konstatohen shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm të Kodit Zgjedhor dhe specifika e pavlefshmërisë është se duhet së paku 4 vota që të pranohet një kërkesë e tillë. Pra duhen 4 anëtarë të KAS që të mbështesin një kërkesë të tillë”, deklaroi në një intervistë për Report Tv, anëtari i KAS, Ledio Braho.
Braho, së bashku me Elvis Çefën janë dy emra të propozuar nga PD, ndërsa tre të tjerët janë propozuar nga PS.
“Kërkesat që ngre PD janë pothuajse të njëjta, që kanë të bëjnë me cenim të vullnetit të votuesit para ditës së zgjedhjeve. Nëse do të bëhen 4 anëtarë të KAS që jemi në kushtet e shkeljeve të rënda të ligjit, patjetër që mund të jemi në kushtet e marrjes së një vendimi për pavlefshmëri dhe patjetër që ajo sjell rastin që duhet të përsëriten zgjedhjet në këto zona zgjedhore”, vijoi Braho.
Diskutime rreth kësaj post