Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kjo forcë politike nuk ka pasur figura të spikatura për kandidatë për kryetarë bashkie, ndaj ia dorëzoi Partisë Demokratike këtë proces.
Në emisionin “Now”, Meta u shpreh se një arsye tjetër, ishte dhe fakti se Partia e Lirisë, aktualisht nuk është e përgatitur.
“Partia e Lirisë është një parti që sapo e ka kaluar një proces tranzicioni dhe nga ana formale, proceduriale, që nga 25 prilli e deri te 29 tetori. Së dyti, dihet që ish-LSI-ja pësoi një traumë të madhe për shgkak të gabuara që mori vetë.
Aktualisht, nuk ka qenë një forcë realisht e përgatitur apo ku kishte individë shumë të spikatur dhe të gatshëm, që kishin investuar gjatë kësaj kohe për kryetarë bashkish”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post