Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Marku ka treguar 4 arsyet e forta se pse humbi Partia Demokratike më 25 prill, përballë PS me në krye Edi Ramën.
I ftuar në një emision televiziv ai tha se arsyeja e parë ishte për shkak të instrumenteve që përdori maxhoranca, nga blerja dhe vjedhja e votave, te presioni i bandave kriminale apo të tjera instrumente.
Profesori deklaroi se PD nuk krijoi frymën e ndryshimit dhe shpresës në popull, madje tha se Basha e përqendroi fushatën vetëm tek vetja e tij, duke e personalizuar së tepërmi. Arsyeja e katërt sipas pedagogut të gazetarisë dhe komunikimit, ishte mos-hapja e partisë në shoqëri.
Pyetje: Pse humbi Partia Demokratike në 25 prill?
Mark Marku: Sigurisht që ka pasur blerje të votës, ka pasur presion të grupeve kriminale dhe pushtetit lokal. Kur paraja përdoret për të minuar zgjedhjet, është jo pozitive, dhe pse të dëmtuarit nga tërmeti shumë mirë që kanë marrë para. Unë e quaj humbje kur dikush ju vjedh. Sikur ne të kishim krijuar formën e ndryshimit, ose u përqendrua gjithçka në fushatë, e cila ishte e mirë në tërësinë e saj, ishte fushatë që muajin e fundit që ngjalli entuziazëm, por ishte shumë e personalizuar, vetëm Basha në sfond. Aty ku ka demokraci, asnjë parti nuk merr shumicë votash e vetme. Sa i takon LSI nuk mendoj se është gabim që doli veçmas me PD. Po të përqendrohet fushata te një person, qytetarët nuk kanë besim te një parti e madhe, e jo më te një person. E katërta është mungesa e hapjes ndaj shoqërisë. Aty ku pati hapje pati rezultat, në pak raste. Unë jam për hapje shumë më të madhe të partisë në shoqëri. Shkrihen kufijtë ideologjikë.
Diskutime rreth kësaj post