Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë për tre nga çështjet më të rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri që nga nëntori i vitit të kaluar.
“I treti rast që i doli menjëherë pothuajse me vazhdimësi me dy rastet e para është kjo që ndodhi me Teatrin Kombëtar.
Teatri ka dy aspekte: Një aspekt historik dhe një aspek politik. Por edhe një aspekt tjetër që është i frymës popullare.
Nuk po shohim mirë që shqiptarët ta dashurojnë teatrin. Dmth e kanë harruar. Kishte shkelje apo nuk kishte shkelje. Unë nuk heq dorë nga mendimi im që ai duhej të mbahej si muze. Kishte shumë pika të dobëta në historinë e tij. Teatër Popullor është koncept komunist. Mitingu është popullor.
Është braktisur teatri. Pse është braktisur teatri? Nuk ka drama. Pra të gjitha këto duhen parë në një mënyrë të saktë, sepse nuk pati frymë popullore për shkeljen. Që ajo ishte shkelje nuk diskutohet. Por nuk ishte shkelje në funksion të lojës teatrale, por në funksion të memoris historike.
Nuk e kishin futur as si objekt kulturor. Kush është arsye le ta gjëje koha.
Ky nuk ishte një objekt i mbrojtur nga ligji. Kjo i dha të drejtë atyre të bënin këtë shkelje. Megjithatë ata duhet të kishin pyetur botën akademik, institutin e historisë, të gjuhësisë, ekspertë. Nuk u bënë këto pyetje.
Në rast se nuk do kishin ndodhur ato dy të parët nuk do ishte keq i vendosur kryeministri aktual.
Nga këto kryeministri doli i fortë apo i dobët?
Ka një superfuqi ligjore që ja ka dhënë epidemia, ka një tulatje popullore që ia ka dhënë frika. Ka dhe një pështjellim të letrarëve. Bota artistike është ndarë e ndarë për teatrin, nuk është në unitet. Është ndarë bota akademike e Teatrit, madje niveli i lartë i botës akademike nuk e ka mbrojtur ende. Të gjitha duhet të sulen dhe çdo gjë që ka ndodhur, çfarëdo defekti që ka pësuar një sens historik i teatrit duhet të riparohet në sallën gjigante dhe të shtrenjtë. Këtu nuk duhet të gabojë asnjëri”, është shprehur Ngjela në RTV Ora.
Diskutime rreth kësaj post