Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj mungesën e Edi Ramës në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” e ka konsideruar si veprim jo të mirë të Kryeministrit të Shqipërisë.
Lekaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj në përurimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” ka ftuar të gjithë homologët nga rajoni, sepse kjo udhë u shërben edhe këtyre vendeve.
“Nuk e di pse Edi Rama nuk ka ardhur në këtë përurim përkundër faktit që ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoni. Le të mbetet në ndërgjegjen e tij mospjesëmarrja në këtë ngjarje”, tha ai.
Lekaj ka thënë se pavarësisht që Rama mund të ketë mendime të ndryshme nga Haradinaj për Kosovën, ai është dashur të jetë prezentë në përurimin e rrugës.
“Pse të mos i gëzohemi një autostrade që me të vërtet i shërben të gjithë rajonit. Kryeministri Rama është dashur që të jetë së bashku me pjesën tjetër shqiptare nga Kosova dhe rajoni, sepse prania e tij do ta kishte bërë më madhështore ceremoninë, por le të mbetet në ndërgjegjen e tij”, tha ndër të tjera Pal Lekaj.
Diskutime rreth kësaj post