I ftuar në studion e Top Talk avokati Spartak Ngjel foli për çështjen e emërimit të Mathew Palmer si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin. Ngjela tha se ky është një favor për vendin dhe rajonin dhe se vjen në një moment të rëndësishëm.
“Këtë e kemi në favor, se po dukej sikur SHBA po tërhiqej nga Ballkani e Shqipëria, por jo. E rëndësishme është angazhimi permanent si ai i një ambasadori të posaçëm, si Palmer”, u shpreh ai.
I pyetur se pse tani një lëvizje tillë nga Amerika, Ngjela tha se tashmë SHBA-të e kanë të domosdoshme futjen e Shqipërisë në BE.
“E kanë të domosdoshme futjen e Shqipërisë në BE, ka një garë se kush do hyjë më parë në BE, Shqipëria apo Serbia? Dukej sikur Serbia ishte para se i ka hap negociatat, me shumë sabotime kundra nesh por i ka hapur. Sabotimet i ka hap me klasat politike.
Ka punuar kundër zbatimit të kushteve dhe ai kryesori ka qenë Reforma në drejtësi, e cila ka 3 vjet që zvarritet. Kush e ka zvarritur? Opozita që është jashtë parlamentit, mazhoranca edhe në rast se ka pasur raste lëkundjeje nuk e ka prishur marrëveshjen me Uashingtonin, kurse ata e kanë sabotuar hapur, jo është e Ramës thanë lloj lloj gjërash.
Tani nuk ka më zvarritje, jemi në segmentin e fundit kohor për reformën në drejtësi, dhe në këtë pikë ka ardhur Palmeri”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post