Në reagim e sotëm të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u pa qartë anashkalimi i tij për akuzat që deputeti socialist Erjon Braçe, i bëri për lidhjet e tij me skuadrën e Skëndërbeut.
Braçe një ditë pas përfundimit të ndeshjes shkruajti se kreu i FSHF-së është një njeri mafioz, pasi mbylli një çështje trukimi që UEFA publikoi për skuadrën e Skëndërbeu.
Kjo, pasi Duka dhe Takaj, sipas Braçes, janë dy njerëz të afërt me njëri-tjetrin, biles kreu i FSHF-së është dhe sponsor i klubit korçarë.
“Publikimi i nje raporti hetimi te UEFA-s mbi paracaktimin e rezultateve sportive te ndeshjeve te futbollit, ne kampionatin shqiptar, ne Champions e Europa League, here per perfitime prej basteve e here per te kapur te drejten per te luajtur ne keto gara evropiane per nje tjeter xhiro bastesh, ishte nje sinjal shprese.
Por u fik!
Me sakte e fiku presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit. Ai nuk u ndal kurre ne ate qe thuhej ne ate raport, ai ndaloi kedo te fliste per ate raport-media elektronike gjithashtu, ai ndertoi nje alibi te qarte politike per ti shpetuar atij raporti, ai nuk mori kurre ne analize ate raport, ai nuk mori kurre qofte edhe masen me formale si reflektim ndaj atij raporti.
Ai nuk e ben dot!
Tashme e gjitha eshte kthyer ne Sistem dhe ai eshte pergjegjesi.
Kur, e pashe ne tribunen e stadiumit te Elbasanit, krah per krah e me nga nje rrote ne goje, me njerin prej te permendurve ne raportin e UEFA-s, individualizuar po ne ate raport si pergjegjes per rezultate sportive te rreme, mu erren syte!” shkruante Braçe.
Por, në reagimin e sotëm, Armand Duka, nuk kishte asnjë përgjigje për këtë akuzë.
Ai u mjaftua vetëm me ofendime banale, por nuk dha asnjë përgjigje për këtë akuzë, se pse e mbylli çështjen e trukimeve ndaj Skëndërbeut.
Një heshtje që tregon miqësinë e ngushtë të presidentit Duka me donadorët e Skëndërbeut, pasi është dhe vetë sponsor i kësaj skuadre duke pasur konflik interesi.
Duka u mjaftua duke i’u drejtuar Braçes me fjalët. “Unë nuk të ndaloj dot ty të vazhdosh të bësh “goren”, sepse dhe ti vetë, fundja fundit, ja ke pare hajrin rolit të gores në politikë, nuk të ndaloj dot as të jesh mushkonjë, por të jesh një “mushkonjë” që nxit dhe shpërndan dhunë e urrejtje në futbollin shqiptar këtë do të ta ndaloj gjithmonë sa të kem frymë, verbalisht dhe legalisht.” shkruan Duka./ Fatjon Baze, TemA TV
Diskutime rreth kësaj post