Një vit pasi e larguan nga qeveria, pushimet e Ditmir Bushatit kanë marrë fund. Me të njëjtën lehtësi që e hoqi nga drejtimi i diplomacisë shqiptare, pa i dhënë asnjë arsye apo shpjegim të qenësishëm, Rama e riktheu atë në një pozicion të privilegjuar, duke i besuar rolin e të dërguarit të tij të posaçëm, tashmë që kryeministri mban titullin e kryetarit të OSBE-së.
Ish-ministri, i cili nuk e ka fshehur se Presidenca e OSBE do të ishte edhe për atë vetë një sdë e madhe, do të ketë detyrën e të dërguarit të Kryesisë në çështje që do ketë nevojë për angazhim, ku si i dërguar do të përfaqësojë presidencën shqiptare në takime të nivelit të lartë.
Mësohet se Bushati do të angazhohet në bisedimet mes vendeve anëtare për emërimin e disa drejtuesve të OSBE-së. Këtë vit, OSBEja duhet të zgjedhë sekretarin e ri të Përgjithshëm, sikurse edhe përfaqësuesin për lirinë e medias. Si drejtuese e Presidences, Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm, por burimet thanë se asnjë shqiptar nuk do të propozohet për të zëvendësuar Greminger apo Dezir.
Bushati përfaqëson Shqipërinë edhe në bisedimet për shkallët e kontributit të forumeve nga vendet anëtare, apo çështje të tjera të ngjashme. Burime diplomatike shpjeguan për A2 se pozicioni i Bushatit nuk përplaset me atë të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili duket se do të ketë një rol më formal, duke përfaqësuar Shqipërinë në takimet ku nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama, ndërsa Ditmir Bushati do të mund të përfaqësojë direkt Ramën si kryetar i OSBE-së në çfarëdolloj niveli protokolli.
2020 do jetë një vit pune sdues për ish-ministrin e Jashtëm, që duket se ka lënë pas krahëve kritikat për modelin e qeverisjes së PSsë, të cilin e kishte etiketuar si arrogant, aq sa detyra e re që iu besua nga Rama u shoqërua menjëherë me komente për një ripaqtim mes tyre.(A2)
Diskutime rreth kësaj post