Ka akoma femra që nuk arrijnë dot në orgazëm, ndonëse përdorin lloj-lloj mjetesh ndihmëse apo gjërash të tjera.
As i dashuri më i mirë që mund të gjendet në botë nuk mundet të bëjë një femër të arrijë orgazëm nëse ajo vetë në vetëdijen e poshtme të saj të fshehtë nuk pranon të bashkëpunojë.
Bëhet fjalë mbi përgjegjësinë që femra duhet të marrë mbi veten e saj. Arritja e orgazmës është diçka që femra mund ta mësojë, duke praktikuar ashtu si njeriu me anë të praktikës mëson shumë gjëra të tjera.
Nuk është faji i partnerit nëse femra nuk arrin në orgazëm. Për më tepër, kur ajo nuk arrin në ekstazë me dëshirën e saj, atëherë nisin problemet në marrëdhënien në çift.
Në këto momente një femër nis të humbasë dëshirën e saj seksuale, duke e quajtur atë si të pamundur. Një vajzë e re dhe e papërvojë mund të kalojë vite të tëra pa provuar orgazëm, pasi në jetë ka shumë gjëra të tjera tërheqëse.
Çfarë është orgazma femërore?
Ajo çfarë i ndodh një femre gjatë orgazmës është shumë e ngjashme me derdhjen që bëjnë meshkujt. Me fjalë të tjera rritet eksitimi deri në atë pikë sa finalizohet i gjithi në orgazëm. Ky moment orgazme shoqërohet nga fryrje të organeve seksuale, e cila përsëritet pothuajse çdo 0.8 sekonda.
Tek meshkujt kjo ndjenjë kënaqësie përfundon me derdhjen e spermës. Kjo nuk ndodh te femrat.
Disa femra prodhojnë lëng pas arritjes së orgazmës, por për një pjesë të vogël e tyre, jo, ndaj është e gabuar të flitet për “derdhje” tek femrat.
Një ndryshim tjetër i madh mes femrave dhe meshkujve është se pas orgazmës së parë femrat mund të ripërsërisin këtë akt edhe pas një minutë apo dy. Kjo aftësi është jashtëzakonisht e rrallë tek meshkujt. Shumë pak femra të reja në moshë mund të arrijnë orgazëm të shumëfishtë, sepse është një aftësi e cila zakonisht duhet mësuar. Por me ndihmën e një të dashuri “të kualifikuar”, shumë femra mund të arrijnë aftësinë për të shumëfishuar orgazmën e tyre nëse e dëshirojnë.
Roli i klitorit në arritjen e orgazmës
Mund të jetë eksituese të na ledhatojnë në cilëndo pjesë të trupit, eksituese të na përkëdhelin kofshët ose të na ndukin qafën, ose të na thithin gjinjtë.
Mund të zbulojmë zona të tjera erogjene veç organeve tona gjenitale, duke përfshirë këtu gishtat e duarve dhe të këmbëve, dhe bulat e veshëve. Për shumë gra, klitori është organi më i ndjeshëm ndaj stimulimit që ka një rol qendror në rritjen e tensionit seksual.
Deri në mes të viteve ’60, shumica e grave nuk e dinin se sa i rëndësishëm ishte klitori.
Tekstet mjekësore dhe manualet martesore ndiqnin thënien e famshme të Frojdit, sipas të cilës një grua “e pjekur” kalonte në orgazëm atëherë kur vagina, dhe jo klitori i saj stimulohet. Kjo teori e bënte penisin objekt qendror për kënaqësinë seksuale të një gruaje. Duke pasuar Frojdin, teoritë e hershme psikoanalitike e zvogëlonin rolin e kënaqësisë së masturbimit te gratë, duke e etiketuar atë si “të papjekur” dhe seksin e lezbikeve si një imitim të zbehtë të “gjësë së vërtetë”.
5 pozicionet më të mira të seksit për të arritur orgazmën tek femrat
Për të arritur një orgazmë të qëndrueshme ndonjëherë duhet të gjesh edhe pozicionin e duhur. Mund të të marrë pak kohë të zbulosh se cili është më i përshtatshmi për ty. 5 pozicionet më të mira për ta arritur orgazmën tek femrat janë:
1 – Stili i qenit
Edhe pse nga vetë emri nuk i inspiron ndonjë ndjenjë sensuale apo romantike, stili i qenit është konsideruar vazhdimisht si një nga pozicionet më stimuluese seksualisht tek femrat. Duke e pasur mashkullin nga mbrapa, mund të stimulohet pika G, që konsiderohet pika e kënaqësisë më të lartë tek femrat.
2 – Vajza kaubojse
Kush nuk e dëshiron të ketë pak pushtet? Ky është rasti kur femra është në kontroll të aktivitetit seksual, duke u ulur mbi mashkullin e shtrirë dhe duke “kalëruar” mbi të. Duke qëndruar sipër i bën femrat të kenë në kontroll shpejtësinë dhe thellësinë që dëshirojnë. Në këtë mënyrë mund të tonifikojnë edhe muskujt
3 – Ura
Edhe pse ky pozicion është më i komplikuar se dy të parët, kënaqësia që ofrohet e bën atë një urë të vërtetë drejt lumturisë. Mund ta filloni me stil misionari dhe më pas të përkulësh trupin në formë ure duke qëndruar drejt mashkullit. Nga aty, aim und të kapë kofshët tuaja, dhe të veprojë lirisht. Në këtë mënyrë stiumulohet pika G.
4 – Këmbët mbi shpatulla
Gjatë marrëdhënies femra ngre këmbët duke i vendosur mbi shpatullat e mashkullit. Në këtë mënyrë është mashkulli ai që vendos se si do të rrinë këmbët e femrës dhe merr kontrollin. Ky është një pozicion i mirë për të rritur nivelin e nxehtësisë së aktit. Në këtë pozicion femrës i krijohet iluzioni sikur është një balerinë fleksibël pasi stimulimi është shumë i madh.
5 – Femra kaubojse e kthyer me kurriz nga mashkulli
Për të kryer një pozicion të tillë, duhet të kesh njohuri të mira të hapësirave mes pjesëve të trupit, që do të thotë se duhet të tregoheni tepër elegant në përdorjen e pjesëve të trupit tuaj si dhe të partnerit. Mashkulli shtrihet me kurriz ndërsa femra ulet mbi të si pozicioni kaubojs por e kthyer me kurriz. Këtu femra duhet të përdorë fare mirë gjunjët e saj për t’u ulur dhe ngritur. Nëse kryhet si duhet, ky pozicion mund t’i falë femrës orgazëm.
Diskutime rreth kësaj post