Nuk ndalet ‘vrapi’ i kuotimit të arit në tregjet aziatike, në valën e pasigurive për ecurinë e ekonomisë botërore. Lingota ka arritur në kuotën 2 mijë e 22 dollarë për onc. Në një vit, çmimi i arit është rritur me 33 %.
Investorët kanë lëvizur paratë e tyre në metale të çmuara ndërsa rastet e infektimeve me COVID-19 po rriten në SHBA e kur shumë para po injektohen në ekonominë globale.
Rekordi i ri i çmimit të arit, sipas BBC, është ndikuar edhe nga rritja e tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit.
Çmimet e metaleve të tjera të çmuara si argjendi janë rritur gjithashtu ndjeshëm që nga nisja e vitit.
Mes arsyeve për këto rritje janë edhe ato se investitorët po e përgatisin veten për një rritje të inflacionit sirrjedhojë e ndikimit që do të ketë stimujtmonetarë që do të ndërmarrin qeveritë dhe bankat qendrore në botë.
Ekspertët parashikojnë se rritja e çmimit të arit do të vijojë edhe më tej. Peter McGuire nga XM.com është shprehur se ai e sheh arin të arrijë në nivelin 2,200 dollarë deri për Krishtlindje. Po ashtu, ai parashikon rritje të metaleve të tjera të çmuara si argjendi, platini dhe paladiumi.
Diskutime rreth kësaj post