Bujar Vreto kandidat i PD për Bashkinë e Librazhdit ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku ka folur për situatën e brendshme të Partisë Demokratike.
I pyetur se pse Alibeaj nuk ka caktuar 61 kandidatët për t’u futur në zgjedhje, Vreto shpjegoi se ky vendim është marrë që të mos e rëndojë situatën brenda PD-së.
“Në një mbledhje të kolegjit të kryetarëve që u bë në Fier i kërkova zotit Alibeaj, që jo me shpejtësi por në një afat kohor prej 30 ditësh. Në të 61 bashkitë të kishte dalë kandidati për kryetar Bashkie dhe nëse zoti Berisha do ishte dakord që të negociohej mes dy palëve, absolutisht ne kishim lojtarët tanë në fushë. Ishim 61 veta.
Por kjo u gjykua më mirë nga ata. Për të mos e rënduar situatën, për t’i dhënë aksesin dhe kohën e duhur. Tani jemi këtu ku jemi, kemi deputetët e rreshtuar në krahun e zotit Berisha që nuk e kanë mendjen te fitorja, e kanë mendjen si të sulmojnë dhe të eklipsojnë këtë grup që po lufton me të gjitha forcat e veta për të mbajtur gjallë dhe pa ekuivok frymën e Partisë Demokratike”, tha Bujar Vreto.
Diskutime rreth kësaj post