Kryeministri Rama ka zbuluar ditën e sotme emrin e kandidatit për Presidentin e ri, Bajram Begaj duke thënë se nuk ishte propozimi i tij.
“Unë nuk kam qenë një ndër propozuesit. Ishte diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe me shumë sens përgjegjësie, gjë për të cilën kemi shumë nevojë në mbledhjet tona të brendshme, më vjen mirë që një pjesë e kolegëve të kryesisë janë zhgënjyer pozitivisht”, tha ai.
Kujtojmë se zoti Bega është ushtaraku i tretë që shkon drejt presidencës, pas ish-Presidentit Moisiu dhe të ndjerit president Bujar Nishani.
Diskutime rreth kësaj post