Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku është treguar i ashpër ndaj Ilir Metës duke e quajtur atë një kaçak, ndërsa komunikoi edhe emrin zyrtar të kandidatit për President, Bajram Begaj.
Keni bërë ironi me presidentin Meta?
“Meta nuk është komandat është kaçak. Ky vend ka pasur edhe kaçakë shumë të famshëm. Nuk na intereson fare zoti Meta, sot kemi konsideruar një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në atë bllokun e fundit, pra 6 kandidatura dhe me shumë kujdes kemi renditur. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post