Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, njëkohësisht dhe deputete e PS, Elisa Spiropali, ka folur sot për tërheqjen e PS-së nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.
Në një intervistë në emisionin “Java” në RTSH, Spiropali tha se ajo i qëndron firmës së saj për shkarkimin e Metës, por shtoi se kanë lexuar dhe raportin e Venecias që thuhet se shkeljet nuk kanë qenë shumë të rënda.
Mos ka qenë Komisioni Hetimor për Metës një mekanizëm për shantazh reciprok?
“Unë i qëndroj asaj që kam firmosur se jam një nga ata deputetët që kanë kërkuar shkarkimin e tij. Raporti ka dy konkluzione që qëndrojnë. Aty në atë raportu thuhet se është shkelur kushtetuta në çdekretimin e zgjedhjeve dhe të tek emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutuese, që janë njolla për të. Ne kemi lexuar dhe raportin e Komisionit të Venedias, por votimi në fund është një vendim politik.”, tha ajo.
Ditën e sotme në Komision u lexua raporti i PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Sipas hetimeve të bëra nga ana e maxhorancës, Meta ka kryer shkelje por nuk kanë pasur pasoja në vend veçse tensioneve dhe konflikteve politike.
Diskutime rreth kësaj post