Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike.
Burime brenda Konferencës së Kryetarëve, kanë bërë me dije se është votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, për ngritjen e Komision Hetimor për Investimet Strategjike.
“Skemë korruptive. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Ditët në vijim ju tregojmë pse mazhoranca ka frikë”, mësohet se është shprehur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma. Por më pas u shtuan edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post