Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një foto krah dy ish-deputetëve të LSI-së, Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës me mbishkrimin ‘Bashkimi bën fuqinë’.
Kujtojmë që i pari që u largua nga LSI ishte ish-ministri Nasip Naço, i cili u shfaq në Berat krah ministrit Blendi Klosi duke thënë se po bashkohej me PS-në pasi Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente.
Ndërkohë largimi i Gledion Rehovicës u pasua me shumë akuza nga ai për LSI-në dhe kryetaren Monika Kryemadhi, ndërsa edhe kjo e fundit nuk i kurseu kundërakuzat për ish-deputetin e saj.
Diskutime rreth kësaj post