Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku do të adresohen të gjitha rakomandimet e OSBE/ODIHR është dakordësuar edhe kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Taulant Balla është shprehur në një prononcim se partia e tij është dakord që të pranojë kërkesën e PD-së. Balla tha se ka marrë kërkesë nga LSI që të jetë pjesë e komisionit.
Balla është ndalur edhe tek zgjatje e mandatit të vettingut ku u shprehe se kërkesa e ndërkombëtarëve duhet të përmbushet.
Deklarata e Ballës:
“Mendoj që rekomandimi i fortë i ndërkombëtarëve për të shtyrë afatin e Vettingut tejkaloj agjendat politike të cdo subjekti. Duhet ti qëndrojmë rekomandimit. Se janë ata që u besuam dhe i falenderojmë ONM, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer të cilët na rekomandojnë edhe përmes ambasadave të SHBA dhe BE që ne ta mbështesim brenda këtij sesioni parlamentar. PD zyrtare besoj se do ta kalojë këtë cështje për të ecur përpara.“-shprehet Balla.
Diskutime rreth kësaj post