Reforma në Drejtësi, qëndrimi i Partisë Demokratike në çadër, por edhe koalicioni me LSI-në ishin çështjet kryesore në Athinë, ku ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro, por edhe drejtuesi politik Çuçi zhvilluan takime me strukturat e PS-së në emigracion.
Damian Gjiknuri ka akuzuar demokratët se po fshihen pas çadrës, sepse ndiejnë humbjen më 18 qershor.
“Ka forca që duan ta pengojnë këtë zhvillim. Ju e shikoni, ata që janë mbyllur në çadër kanë një mesazh të qartë politik. Mesazhi është ta pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë, të bëjnë atë që s’ka ndodhur ndonjëherë, kur humbësi apo ai që ndien se ka humbjen, i thotë tjetrit se nuk do të hyjë në garë, por të ikë ai, që të vijë ky”, tha Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës.
Gjiknuri komentoi edhe “Zgjidhjen” e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima.
“Lëvizja Zgjidhja është për të shkatërruar Partinë Socialiste, s’ka asnjë lidhje me PS-në dhe do të bëhet patericë e atyre që duan ta rrëzojnë PS-në”, tha Gjiknuri.
E ndërsa PS është në pritje të një përgjigjeje nga LSI, nëse më 18 qershor do të dalin sërish bashkë në koalicion, ministri Gjiknuri siguroi se edhe nëse ajo është negative, PS do t’i fitojë edhe e vetme zgjedhjet.
Përpara emigrantëve në Greqi, ministrat e qeverisë “Rama” renditën edhe projektet e qeverisë, për të cilat ka nisur implementimi në terren, kryesisht në jugun e vendit.
Diskutime rreth kësaj post