Mazhoranca dhe opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës unifikuan votat e tyre për të miratuar 8 projektvendimet të e mbetura nga mbledhja e një jave më parë.
Leonard Olli: Kemi votën tonë pro duke përjashtuar pikën e fundit të Eco-Tirana.
Fuqia e kartonave nga të gjitha kampet politike u përdor për emërtimet e rrugëve dhe shkollave, pasi kur erdhi momenti për të diskutuar për kompaninë Eco-Tirana zgjerimin e kompetencave të operimit të saj, opozita bojkotoi mbledhjen. Për bashkinë e Tiranës kjo kompani ka ambicioen për të shtrirë aktivitetin e saj dhe në qytete të tjera.
Arbjan Mazniku: Eco-Tirana ka një ambicie në një fazë të dytë, gjithashtu të konkurojë për konkurse pastrimesh edhe për qytete të tjera.
Projektvendimi për Eco Tiranën u miratua me 31 votat e këshilltarëve të PS-LSI. oranews
Diskutime rreth kësaj post