Presidenti i ri i Republikës me sa duket do të zgjidhet ditën e shtune. Burime për mediat nga selia rozë bëjnë me dije se PS ka vendosur të thërrasë në fundjavë seancën parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Seanca pritej që të zhvillohej të hënën, por për shkak të axhendës së kryeparlamentares Lindita Nikolla e cila do të zhvillojë një vizitë jashtë vendit, seanca do të mbahet të shtunën.
Ndërkohë që ditën e premte Partia Socialiste mbledh Kryesinë, me sa duket për të vendosur për emrin e Presidentit. Mbledhja do të nisë në orën 17:00.
Diskutime rreth kësaj post