Pasi e shkarkoi si kryebashkiak i Lushnjes, keyeministri Edi Rama ka vendosur të largojë Fatos Tushen edhe nga partia Socialiste.
“Shkaku që është përshpejtuar takimi, është ai i arrestimit i kryebashkiakut të Lushnjes. Nuk është detyra ime dhe as e PS-së që të kërkojmë pafajësinë e tyre, ky është rasti për tiu përsëritur juve dhe gjithë të tjerëve që kanë marrë apo marrin besimin e shumicës sonë, se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga shqiptarët për ti shërbyer qytetarëve të saj.
Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi, mnuk kanë ngjyrë politike, dhe janë e zeza me të cilën ne do të përballemi në rrugën për të ndërtuar drejtëinë, duke refuzuar çdolloj mbrojtje për secilin prej nesh që mund të jemi pjesë e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe do të largohet nga PS, masa që do të shihen vetëm në rast se ai do të shpallet i pafajshëm. Ne u marrim këto masa për të dhënë një mesazh të qartë për ata që janë përgjegjës për taksat e qytetarëve”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post