Deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur i prerë se qeveria kujdestare është e papranueshme dhe në kundërshtim me kushtetutën. I ftuar në studion e lajmeve të ABC News, Bushati u shpreh se këto janë terma valium që opozita po i nxjerr për të qetësuar zgjedhësit e tyre dhe jo që ne t’i marrim seriozisht një propozim të tillë.
Ai ka theksuar se ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore është një sinjal pozitiv për qetësimin dhe reflektimin e vetë PD-së.
“Ne si PS i qëndrojmë të njëjtit parim që kemi pas gjithmonë, zgjedhjet janë në 2021 dhe do të shkojmë për të kërkuar një mandat të rinovuar me kryeministër Edi Ramën, me vjen keq që thonë se nuk shkojmë me një kryeministër, por më vjen mirë se janë të qetë dhe me argumentet e tyre dhe po bisedojnë. PD po vjen në tavolinë me të njëjtat parime që ka pasur deri më tani, doli nga parlamenti ka bërë një sërë gabimesh, por më në fund e ka kuptuar se vetëm përmes dialogut në institucione do të dilet nga një krizë e tillë. Tashmë ne duhet të bisedojmë me opozitën parlamentare dhe joparlamentare për të rënë dakord në lidhje me mbylljen e reformës zgjedhore”, – tha Bushati.
Gjithashtu Bushati është shprehur se Partia Socialiste i qëndron parimit se zgjedhjet do të jenë në 2021, me në krye kryeministrin Edi Rama.
“Nuk ka për të pasur zgjedhje të parakohshme, PD nuk është gati me veten e vet. Gjithë argumentet e tjerë në që hedh opozita për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme janë për të qetësuar zgjedhësit e tyre nuk janë për tu marrë seriozisht nga ne. Ne marrim parasysh vetëm argumentet e ndërkombëtareve”, – u shpreh Bushati.
Diskutime rreth kësaj post