PS ka vendosur të tërheqë projektligjin për dekoratat dhe mbetjet.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se “nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet”.
Ndryshe nga më parë kur maxhoranca miratoi ligjin për importin e plehrave, por presidenti Bujar Nishani e ktheu ligjin për rishqyrtim, kreu i grupit të PS në një status në Facebook shkruan se vendimi do të merret me popullin.
“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet.
Grupi Parlamentar socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef.
Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post