Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla thërret mbledhjen e Asamblesë, e cila do të mbahet më 2 shtator.
Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e Asamblesë së PS-së, ku si fillim do të miratohet edhe rendi i ditës.
Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të jetë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.
NJOFTIM:
“Nr.1, datë, 30.08.2021
Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë KombëtareTë Partisë Socialiste
Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
Zgjedhja e Kryesisë re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.” – shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post