Nga Xhovani Shyti/Përkundër deklaratave mediatike, që përpiqen të tregojnë se midis dy partive të maxhorancës, PS-LSI nuk ka çarje dhe asnjë konflikt, e vërteta është se beteja midis tyre vijon ende. Madje se konflikti midis tyre nuk ka rreshtur për asnjë çast.
Mjafton të ndiqen deklaratat respektive të përfaqësuesve të lartë politik të palëve për tu bindur se ditët e fundit lufta midis PS dhe LSI është shndërruar në finale.
Vetëm një ditë pas ligjëratës mediatike të kryetarit Ilir Meta, i cili u përpoq të ruante profilin paqësor të marrëdhënies PS-LSI, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, që ditët e fundit ka qenë edhe pjesë e negociatave në zyrën e kryeministrit Edi Rama komentoi në rubrikën “Opinion” të News 24 krizën politike. Duke folur për pozicionimin e LSI-së në gjithë këtë situatë, Vasili foli shkoqur kur tha se as kryetari Meta, por as forca që përfaqëson nuk është e djathtë, por përballë diktaturës zgjedhim demokracinë.
Në plotësim të identitetit të lenë pezull deri aty,Vasili identifikoi Edi Ramën, të cilin e quajti edhe” konfliktual.” Retorika e kryeministrit është e dëmshme, tregon një protagonizëm konfliktual të panevojshëm. Ai ka pasion për konfliktualitet”. Artikuloi në ligjëratë të drejtë Vasili, që, në mosndalje të vlerësimit tha se: “Nuk mund të ketë zgjedhje me dhënien e zgjidhjeve të njëanshme”. Një qëndrim krejtësisht i kundërt ky me atë që ka artikuluar PS, por i prejrrjedhur prej fjalorit tw kryetarit Meta.
Në po të njejtën ditë me Petrit Vasilin, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pa asnjë ekuivok, ka deklaruar nga Shkodra se PS e respekton bashkëqeverisjen, por nuk është peng i LSI. “Nuk jemi peng të LSI, Partia Socialiste është e vendosur të shkojë në zgjedhje”,- ka artikuluar Bushati, duke mos e zbrazur plotësisht thesin e të vërtetës. Pra, duke mos përdorur pjesën fundore të fjalisë që sundoi mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS të mbajtur në Sarandë, që kishte në qendër parashtrimin e planit “B” për të qenë gati nëse LSI nuk do të hyjë në zgjedhje.
Por hyrja në zgjedhje e PS edhe pa LSI-në ka qenë pjesë qendrore edhe e takimit që kryetari Edi Rama ka patur tre ditë më parë me të deleguarit e qarqeve të cilëve, qartazi dhe prerë, u ka dhenë porosi të komunikojnë me elektoratin për tu përgatitur të hyjnë në zgjedhje të vetëm.
Po ashtu, zvendëkryeministri Niko Peleshi, kreu i listës së socialistëve të Qarkut të Korçës, e ka lenë të nënkuptuar qënien e PS-LSI në situatë lufte të heshtur. Pasi e ka vlerësuar absurde kërkesën e opozitës për qeveri teknike, Peleshi, pa asnjë ekuivok, ka thënë se: “Parti brenda apo jashtë koalicionit mund të mos kenë ofertë për zgjedhjet e 18 qershorit, por ne jemi partia në qeverisje dhe në respektim të Kushtetutes respektojmë datën e zgjedhjeve. Nëse partite e tjera brenda apo jashtë koalicionit, nuk kanë ofertë për zgjedhjet kjo nuk është përgjegjësia jonë…”.
Diskutime rreth kësaj post