Sot do të mblidhet Komisioni i Votimit dhe Etikës, për të diskutuar kërkesën e 7 deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare. Sipas socialistëve, deputetët e PD kanë penguar zhvillimet në Kuvend.
Mësohet se në mbledhjen që pritet të nisë në orën 10:00 do të jenë të pranishëm 6 deputetë të PD për të cilët është kërkuar përjashtimi.
Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati
Diskutime rreth kësaj post