Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar deklaratën e kreut te grupit parlamentar Taulant Balla lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.
‘Taulant, meqenëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .
Po të them këtë.
Nuk ka zgjedhje me një parti.
Nuk ka rikthim të votimeve komuniste.
Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç.
As vetë ju s’do votoni, as ti o Taulant nuk do votosh.
Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri. PROVOJENI’, shkruan në postimin e tij Balliu.
Balla në takimet para-elektorale në Belsh dhe Cërrik u shpreh se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe këtë ‘s’e luan topi’.
Diskutime rreth kësaj post